“Ushtria u shkatërrua, ishte krim”/ Ish-presidenti Alfred Moisiu flet për transformimin pas viteve ’90: Gabim i madh

07/05/2025 13:55

Ish presidenti Alfred Moisiu ka folur së fundmi lidhur me transformimin e ushtrisë shqiptare pas viteve ’90, rolin e institucioneve dhe përgjegjësitë e paadresuara që sipas ish kreut të shtetit, shkatërruan sistemin ushtarak.

Në një intervistë me gazetarin Ilir Demalia, Moisiu e cilëson si ‘krim’ me pasoja të rënda transformimin e ushtrisë shqiptare.

Sipas ish kreut të shtetit, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, si figura më e lartë ushtarake, nuk mund të jetë thjesht një zbatues urdhrash nga ministri i Mbrojtjes, por një këshilltar i rëndësishëm për presidentin e Republikës, siç përcakton edhe Kushtetuta.

“U bë një krim. Unë do ta quaj krim atë. Nuk arriti të gjykohet të dali problemi sepse ishin të ndikuar të gjithë. Ne shkatërruam në ushtri, vërtetë ushtria do përshtatej kushteve të reja. U bëj një gabim. Po flas për faktin se në vumë ministrat e mbrojtjes së civilit. E dyta shefi i shtabit të përgjithshëm është njëshi në ushtri. Jep urdhra që nuk i përputhet e nuk pajtohet me shefin shtabit dhe këshilltari i parë në Kushtetutë për problemet e sigurisë. Vjet kam bërë një shkrim që shefi i shtabit nuk mund të jetë bartës i zakonshëm ministrit të mbrojtjes, e vërtetë varet dhe nga ministri mbrojtjet por këtu ka raporte të caktuara që neve nuk i kuptojmë dhe kjo duhet rregulluar. Te në është për të ardhur keq, ka një servilizëm, shefi me vartësin dhe kjo shkatërron, s’do të dijë as për rregull asgjë. Nuk po hy në çështjet ideologjike, thjesht të metoda e drejtimit”-u shpreh Moisiu.

Moisiu bëri thirrje për riorganizimin e institucioneve të sigurisë dhe kthimin e profesionalizmit në strukturat ushtarake.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta