Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së i bën thirrje Indisë dhe Pakistani: Shmangni konfrontimin ushtarak

07/05/2025 07:31

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, dënoi sulmin e prillit në Kashmir dhe i bëri thirrje Indisë dhe Pakistanit të “shmangin një konfrontim ushtarak që mund të dalë lehtësisht jashtë kontrollit”.

“Mos u gaboni: Një zgjidhje ushtarake nuk është zgjidhje”, shkroi Guterres në një postim në X.

Ai vuri në dukje se tensionet midis dy fqinjëve janë “në nivelin më të lartë në vite”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta