Këshilli i Evropës “kërkon” lirimin “e menjëhershëm” të kryetarit të bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, pasi delegacioni i tij u takua me kundërshtarin politik të burgosur të Tayyip Erdogan.

“Pas një shkëmbimi të thelluar pikëpamjesh me z. Imamoglu, ne mbetemi të bindur se është e papranueshme në një shtet të qeverisur nga sundimi i ligjit që Stambolli t’i privojë kryetarit të bashkisë lirinë duke e ndaluar atë pa gjyq ose padi. Ne përsërisim thirrjen tonë për lirimin e tij të menjëhershëm”, tha delegacioni i Këshillit të Evropës në një deklaratë pas takimit në burgun e Silivri-t.

Ky është delegacioni i parë ndërkombëtar që takohet me Ekrem Imamoglu që nga arrestimi i tij më 19 mars. “Arrestimi i pushtetarëve vendorë dhe zyrtarëve komunalë, si dhe zëvendësimi i tyre pa proces të rregullt ligjor ose një gjykim të bazuar në prova, shkel parimet themelore demokratike”, denoncon deklarata.

“…akuzat për terrorizëm (…) nuk mund të justifikojnë në asnjë mënyrë zëvendësimin e kryetarëve të bashkive nga guvernatorët e qeverisë.” Këto masa de facto injorojnë vullnetin e qytetarëve të shprehur në kutitë e votimit.”

Delegacioni është “i shqetësuar” “për shkeljen e lirive themelore të demonstruesve, që ndodhi pas demonstratave të nxitura nga arrestimi i kryetarit të bashkisë së Stambollit”.

Arrestimi i Ekrem Imamoglu, i cili u emërua si kandidat i partisë më të madhe opozitare turke, CHP, për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028, shkaktoi një valë më të gjerë protestash dhe zemërimi në vendin që qeveriset që nga viti 2002 nga Erdogan dhe partia e tij (AKP).

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta