
Këngëtarja shqiptare me karrierë në SHBA, Rinesa — e njohur për publikun si Rinesance — ka prekur ndjekësit me një rrëfim prekës në rrjetet sociale, ku ka ndarë për herë të parë luftën e saj me një tumor në tru.
Në një postim në Instagram, artistja tregoi se prej dy muajsh po përballet me probleme serioze shëndetësore, që kulmuan me një shtrimin urgjent në spital më 18 prill 2025. Pas ekzaminimeve, ajo u diagnostikua me tumor në tru dhe iu nënshtrua dy operacioneve delikate.
Aktualisht, Rinesa ndodhet në një qendër rehabilitimi, ku pritet të fillojë terapinë radiologjike.
Deri para do jave s’e kom ditë çka po ndodh… Mënyra se qysh ka rrjedhë gjithçka osht bekim n’vete për mu… Muzika është motivi për me e kalu edhe këtë sfidë
– shkroi ajo, duke shprehur mirënjohjen për familjen, ekipin dhe bashkëpunëtorët që i kanë qëndruar pranë në këtë periudhë të vështirë.
Ky rrëfim emocional vjen pak javë pas publikimit të projektit të saj më të fundit, “Dy telefona”, një bashkëpunim me reperin Buta, i cili tashmë është i disponueshëm në të gjitha platformat muzikore.
Pavarësisht sfidës shëndetësore, Rinesance tregon vendosmërinë për të mos u ndalur dhe për të vazhduar rrugën e saj artistike.
Historia e saj është një dëshmi frymëzuese se forca e shpirtit dhe dashuria për artin mund të sjellin dritë edhe në ditët më të errëta./TAR
Top Channel