Goditi çiftin e bashkëshortëve pas sherrit për pronat, arrestohet 21-vjeçarja në Has
07/05/2025 09:53
Policia e Hasit ka vënë në pranga një të re, pas konfliktit për pronat të ndodhur dje në fshatin Pla.
Policia sqaron se u arrestua në flagrancë shtetasja A. S., 21 vjeçe, banuese në fshatin Pla, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë konfliktit për motive pronësie, kjo shtetase ka goditur me mjete të forta, shtetasit A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe (bashkëshortë).
Shtetasi A. J. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja V. J. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Top Channel