
Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në fshatin Plan në Has.
Autori i krimit, Ylber Jaku kishte paralajmëruar krimin në rrjetin social Facebook. Sot ai ka postuar një foto me mbishkrime ku lajmëron drejtësi në emër të Allahut. Si një njeri që beson në fenë islame, Jaku thotë se kur injorohet drejtësia, ai duhet të bëjë drejtësi.
Jaku ka qëlluar me 8 plumba në drejtim të 34-vjeçarit Ryshyt Sallahu.
Viktima ka qenë në automjetin e tij në momentin e atentatit, duke shkaktuar edhe përplasjen me një kanal anësor të rrugës, më pas ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Autori Ylber Jaku ka qenë në Angli dhe sot është kthyer në Has. Këtë mesditë, autori 41-vjeçar e zuri viktimën në pritë afër banesës dhe e qëlloi me pushkë.
Ndërkohë konflikti mes familjes Jaku dhe familjes Sallahu ka ardhur për shkak të një prone që pretendonin të dy familjet, sipas banorëve që nuk flasin para kamerave, konflikti është i përfshirë prej disa vitesh.
Konflikti, pohojnë banorët, ka zgjatur prej 20 vitesh, për shkak të pretendimit të pronësisë së një rruge.
Top Channel