Autoritetet e Kashmirit të administruar nga India urdhërojnë evakuimin e qytetarëve nga “zonat e cenueshme”

07/05/2025 11:00

Autoritetet në Kashmirin e administruar nga India kanë urdhëruar evakuimin e qytetarëve nga zonat që i konsiderojnë të rrezikshme, ndërsa konflikti midis Nju Delhit dhe Islamabadit përshkallëzohet.

Zëvendësguvernatori i Jammu dhe Kashmirit, Manoj Sinha, u ka dhënë udhëzime distrikteve që të zhvendosin fshatarët nga “zonat e cenueshme në vende më të sigurta”.

Akomodimi, ushqimi dhe ilaçet do të sigurohen për qytetarët e evakuuar, tha zyra e Zëvendësguvernatorit në X.

Urdhrat vijnë disa orë pasi India nisi një seri sulmesh ndaj asaj që e quajti “infrastrukturë terroriste” në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani, duke i shtyrë fqinjët rivalë në prag të një lufte të plotë.

Pakistani tha se sulmi vrau të paktën tetë persona, përfshirë fëmijë . Ushtria indiane tha se tre civilë në Kashmirin e administruar nga India u vranë në bombardimet ndërkufitare nga trupat pakistaneze.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta