Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, 5 viktima dhe dhjetëra të plagosur në të gjithë vendin

06/05/2025 14:09

Forcat ajrore të Ukrainës kanë thënë se 136 dronë u lëshuan nga Rusia gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm.

Që nga ora 8:30 e mëngjesit të sotëm, Ukraina kishte rrëzuar 54 dronë në të gjithë vendin, me 70 të tjerë “të humbur”.

Guvernatorët lokalë kanë raportuar viktima në të gjithë Ukrainën.

Tre u vranë në Donetsk dhe 16 të tjerë u plagosën, sipas autoriteteve lokale.

Në rajonin e Kharkiv, guvernatori, Oleh Syniehubov thanë se 11 persona u plagosën, përfshirë katër në qytetin e provincës me të njëjtin emër.

Oleksandr Prokudin, guvernatori Khersonit tha se një person u vra dhe tre u plagosën.

Tre gra në Dnipropetrovsk u plagosën, sipas autoriteteve, ndërsa Oleh Kiper, guvernatori i Odesës tha se një person humbi jetën.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta