Të zhdukurit e komunizmit! Konferenca në ditën e dëshmorëve. Gjashtë varre masive, nis identifikimi i viktimave të regjimit

05/05/2025 19:52

Në ditën e dëshmorëve, pranë Fakultetit të Historisë u organizua konferenca përmbyllëse e studimit si e raportojnë mediat të kaluarën; nga ku u diskutua në një tavolinë ekspertësh me historianë, akademik, gazetarë qasja gjithëpërfshirëse ndaj historisë.

Komisioni Ndërkombëtar për personat e zhdukur zbuloi se ka nisur punën për identifikimin e hartës së vendvarrimeve të mundshme të të vrarëve të komunizmit.

Gjatë muajve të ardhshëm ne do bëjmë ekzaminimin e gjashtë varrezave potenciale masive, ku besohet e pretendohet se janë varrosur viktimat e regjimit komunist dhe do të ndihmojmë Autoritetin e Dosjeve për të krijuar një database kombëtare për të gjithë personat që konsiderohen të zhdukur gjatë periudhës komuniste”, shprehet Luigj Ndou, Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.

Historianografikë skeptikë. Unë personalisht nuk i besoj historisë. A do krijojmë një rrëfim historik të përbashkët që është baza e kombit? Apo do vazhdojmë me rrëfime të kundërta dhe të përçara? Secili tregon rrëfimin e vetë. Le ta tregojë, por nuk mjafton kjo. Një histori gjithëpërfshirëse është një histori afatgjatë. Ne nuk grindemi më për Skënderbeun. Pse? Se historia afatgjatë heq detajet, e zbukuron dhe pak të kaluarën. Por mbi të gjitha shpresa është që largohet gjenerata që janë të përfshira në konflikt”, shprehet akademiku Artan Fuga.

Monitorimi i 701 përmbajtjeve mediatike përgjatë një muaji mbi të kaluarën nga IDMC nxori në pah se televizionet ruajnë standardet profesionale në raportime, ndryshe nga media online.

Fenomeni i kujtesës në rrjete sociale është në fakt një fenomen i madh klikimesh. Por është edhe një çështje e demokracisë sot edhe e të ardhmes që ne kemi!”, shprehet Jonila Godole, IMDC.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta