Rwanda shteti i radhës që do pranojë shtetas të dëbuar nga SHBA, ministri i jashtëm: Duam t’i japim një shans emigrantëve tanë në telashe

05/05/2025 17:21

Rwanda ka konfirmuar se është në bisedime me administratën Trump për të pranuar emigrantë të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara.

Në një deklaratë, Ministri i Jashtëm i vendit, Oliver Duhungire, tha se bisedimet “nuk janë të reja për shtetin e tij”, pasi Rwanda më parë ka rënë dakord të pranojë emigrantë të dëbuar nga Britania. Megjithatë, ai tha se ishte shumë herët për të folur për rezultate.

Megjithatë, Britania e Madhe e braktisi programin vitin e kaluar pasi qeveria laburiste e Keir Starmer mori detyrën. Sipas BBC, programi pati shumë vështirësi ligjore.

Ministri shtoi se vendi i tij ishte logjik t’u jepte “një shans tjetër emigrantëve që janë në telashe në të gjithë botën”.

Në fund të prillit, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se SHBA-të po kërkonin vende që do të pranonin “disa nga qeniet njerëzore më të neveritshme”.

Që nga marrja e detyrës në janar, administrata Trump është përqendruar në dëbimet masive të emigrantëve të jashtëligjshëm.

El Salvadori tashmë pranon kriminelë të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara, madje edhe ata me shtetësi amerikane, dhe t’i mbajë ata në “mega-burgjet” e saj. Presidenti i vendit, Nayib Bukele, ka thënë se qeveria e tij do ta bënte këtë kundrejt një pagese të vogël për SHBA-në, por të madhe për El Salvadorin.

 

Top Channel