Presidenti Begaj përkujton Shenjtoren Nënë Tereza: Amanet për të qenë pranë atyre që kanë më shumë nevojë Këtë sezon turistik, Shqipëria ka rritje të konsiderueshme të turistëve nga vendet nordike dhe jo vetëm.
Të dhënat paraprake tregojnë se prenotimet janë shtuar me 20 deri në 30% krahasuar me verën e vitit të kaluar, shumica e të cilave janë bërë në mënyrë të organizuar dhe në avancë, përmes faqeve online.
Operatori turistik, Olsen Sherifaj thotë: “Këtë vit preontimet janë bërë shumë kohe më parë dhe duket se turistët janë më elitar se vitet e kaluara”.
Piku i sezonit parashikohet të jetë thuajse plotësisht i rezervuar, ndërsa itineraret më të preferuar për vizitorët nordikë janë ishulli i Sazanit dhe bukuritë natyrore të gadishullit të Karaburunit.
Shqipëria, edhe këtë verë, po konfirmon rolin e saj në rritje si një destinacion turistik i preferuar në Mesdhe.
Top Channel