
Pas 6 muajsh zvarritje, shtyhet sërish seanca në GJKKO për aferën Partizani me të pandehur Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerët.
Seanca e radhës pritet të mbahet më 19 maj ku gjyqtarja Flojera Davidhi do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim apo jo. Mbrojtja e Berishës pretendon jo legjitimitet te çdo vendimmarrje te hetimit paraprak.
Më herët në SPAK u paraqit dhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha për të zbatuar masën e detyrimit të paraqitjes për aferën Partizani ku hodhi akuza të forta ndaj SPAK dhe Altin Dumanit që sipas tij po amnistojnë krimet zgjedhore.
Për aferën “Partizani” Sali Berisha ndodhet në masë “detyrim paraqitje” për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij Malltezi po hetohet në arrest shtëpie, për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
Top Channel