
Ish-Ministri i Financave dhe kreu i Partisë së Lirisë (FDP) Christian Lindner goditi dhe vrau një qen të vogël me makinën e tij, raportoi gazeta BILD.
Sipas gazetës, zoti Lindner e goditi qenin e vogël të premten në parkingun e një restoranti në Berlin, ndërsa po largohej. Dëshmitarët okularë i thanë BILD se ish-ministri, i cili po drejtonte një Mini Cooper, nuk e shkaktoi aksidentin, pasi qeni nuk ishte i lidhur dhe ai ishte i përqendruar te këmbësorët që lëviznin në zonë.
Siç i deklaroi më vonë gazetës, ai nuk ishte në dijeni se qeni kishte ngordhur përfundimisht, pasi pronari i tij nuk i dha të dhënat e tij dhe shprehu “trishtimin e tij të thellë” për incidentin.
Gazeta gjermane thekson se qeni i përkiste një producenti të njohur filmash.
Top Channel