Bizneset, detektivët në modë/ Rritet interesi për të monitoruar ortakët, por edhe punonjësit tek të cilët dyshojnë se abuzojnë

05/05/2025 12:18

Që nga viti 2015 në Republikën e Shqipërisë nisi të funksionojë shërbimi i detektivit.

Sot në vendin tonë numërohen 160 detektivë të licensuar dhe të sofistikuar. Kjo pajisje që kam në dorë p.sh. shërben për të detektuar çdo lloj përgjuesi në çdo lloj ambienti.

“Kohët e fundit shërbimi i detektivit kërkohet më shumë nga bizneset. Janë 2-3 ortakë njëri dyshohet se vjedh të tjerët në bashkëpunim me personelin e tij. Më nisjen e sezonit turistik dhe përqendrimin e bizneseve në bregdet, pronarët që kanë në biznesin e tyre 30-40 kamarierë dhe banakierë mbajnë nën mbikëqyrje qoftë me telefon aoftë me kompjuter të gjitha veprimet që kryejnë pjesëtarët e stafit.

Detektivët privatë montojnë në kasat e parave të këtyre bizneseve pajisje që filmojnë me zë dhe figurë duke kontrolluar gjithçka. Po ju tregoj një rast kur një kamarier përvetësonte duke vjedhur, nga biznesi ku punonte 2 mijë deri në 3 mijë euro në muaj, duke marrë përditë nga kasa kartëmonedha 50-she, 100-she duke menduar se nuk monitorohej”, tha detektivi Ndue Pjetra.

Këto metoda detektuese i kemi marrë nga Italia, pasi ky shtet i ka kaluar këto “halle” dhe se italianët janë sot për sot më të sofistikuarit në Europë.

Pajisjet që ndodhen mbi tavolinë janë antipërgjuesa, bllokues të valëve në momentin që diskutohet apo flitet, ndalojnë të gjitha llojet e përgjimeve që mund të kryhen nga palët e treta, si dhe pajisje që verifikojnë nëse në shtëpi, makinë, zyrë ke përgjues. Të gjitha këto pajisje janë të ndara sipas përgjimeve.

Në Shqipëri spiunohet shumë. Musolini tha dikur se në Shqipëri, shërbimin e spiunazhit unë e marr falas.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta