
Kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi takimin përmbyllës të fushatës në Mirditë.
Berisha: Kjo ishte dhe është java e njëshave. Me numrin e zotit njëshat kanë marrë në dorë sot fatin e Shqipërisë. Kanë marrë në dorë fitoren e shumëpritur të datës 11 maj. Kudo që shkoj ndjej dritën, shkëlqimin e saj që buron nga sytë e qytetarëve të ringritur me shpresë dhe besim për t’u ndarë nga një e keqe që ata kurrë nuk e meritonin.
Për t’u ndarë nga një e keqe e madhe që po shkretëton Mirditën Madhështore, që po mbjell vetmi dhe pasiguri në vatrat shqiptare. Nga viti 2007 deri në 2014 Shqipëria u rrit në popullatë nga viti në vit, sepse kishte shpresë së Shqipëria bëhet, kishte shpresë se i riu dhe e reja në këtë vend kund të ndërtonin ëndrrën e tyre shqiptare.
Ndaloi rritjen e pensioneve, jo se nuk kishte lekë, por sepse miliarda e miliarda që duhet t’u jepeshin pensionistëve u vodhën në punë publike.
Ka tre ditë që Rama me thesin e rrenave mbi shpinë qarkullon nga një qytet në tjetrin, u thoshte në Vlorë se kam investuar 1 mld e 260 mln. Thashë ky meqenëse e ndjen veten gjysmë vlonjat, por në fakt as vlonjat as shqiptar nuk është t’u themi të vërtetën. Nuk i duhet gjë origjina e tij. Ai shkon sot në Shkodër në të cilën ka investuar gjysmën e parave që ka vjedhur Tërmet Peci me motrën e vet ne Tepelenë dhe u thotë shkodranëve që kanë investuar 1 mld e 300 mln euro. Pra beson tani se duke shpërndarë rrena do mund të bindë shqiptarët për sukseset e tij imagjinare.
Top Channel