Të shtënat me armë zjarri në Laç! Çfarë dihet deri më tani, pesë persona paraqiten në Spitalin e Traumës

03/05/2025 14:44

Të shtënat me armë zjarri kanë tronditur Laçin mesditën e kësaj të shtune, në afërsi të Kishës së Laçit. 

Deri më tani, sipas raportimeve të gazetares së Top Channel, Brixhilda Deda, katër persona janë paraqitur në Spitalin e Traumës. Ndërkohë që një tjetër po mbërrin në Spitalin e Traumës.

E plagosur ka mbetur edhe shitësja e qirinjve në anë të rrugës.

Njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

 

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta