“Në pedonalen e Gjirokastrës lëvizin bionde nga Suedia, kujt ia priste mendja”/ Rama: Kori i bretkosave…

03/05/2025 11:51

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, në takimin përmbyllës elektoral për Gjirokstrën, u bëri thirrje qytetarëve të mos dëgjojnë “kuak kuak kuatë e kënetës”.

Ai bëri një krahasim për ndryshimet që Gjirokastra, Tepelena dhe Libohova kanë pësuar gjatë mandateve të socialistëve.

“Nuk duhet të dëgjoni kuak kuak kuatë e kënetës, nuk duhet të pini as ujin e kënetës. Ata janë kori i bretkosave që i thotë çdo natë që këtu ka vetëm vrasje s’ka bukë ka krime. Ndërkohë që realiteti është krejt tjetër. Kërkojnë të bëjnë manipulime të popullit, nxjerrin deklarata të miat dhe fillojnë me fjalimet. Thonë ku i keni 300 mijë vende pune…

Ju e dini shumë mirë se çfarë ishte Gjirokastra, e Tepelena, vinin vetëm për ngushëllime ose për ndonjë dasëm, të merrnin nusen e të largoheshin prapë. Komandant mos fol fare, mjafto të shohësh që në pedonalen e Tepelenës lëvizin bionde nga Suedia, kujt i kishte vajtur mendja. Libohova ka qenë një shkretëtirë kur kam shkelur unë, ishte si ato filmat bardh e zi me kauboj”, u shpreh Rama.

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta