
Një javë larg zgjedhjeve, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha iu është drejtuar me një mesazh udhëheqësve Politikë të Qarqeve, drejtueseve, kryesive të degëve, kandidatëve për deputetë dhe të gjithë strukturave të PD
Duke i cilësuar 7 ditët e mbetura si vendimtare, Berisha iu bën thirrje strukturave të mobilizohen për ‘fitoren e 11 majit’.
“Mesazh drejtuar udhëheqësve Politikë të Qarqeve, drejtueseve, kryesive të degëve, kandidatëve për deputetë dhe të gjithë strukturave të PD. Këto janë ditët vendimtare!
Çdo orë kushton sa një ditë! Intensifikimi i fushatës, puna së paku 16 orë e udhëheqësve politikë të Qarqeve, drejtuesve dhe kryesive të degëve, kandidatëve të listave të mbyllura dhe të hapura, shtabeve elektorale, strukturave të Partisë është vendimtare për fitoren tonë!
Ndaj dhe mobilizoni të gjithë forcat dhe energjitë për përmbushjen e këtij misioni! “Shqipëria Mashështore”! Fitore!”-thuhet në mesazhin e Berishës.
Top Channel