
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën gjatë takimit përmbyllës elektoral për Gjirokastrën.
Duke iu referuar partive të reja ai u shpreh se ata janë “nën modelin e kënetës”, por me disa ndryshime.
“Jemi nisur nga fundi i rreshtit dhe sot jemi tek pragu ata na duan brenda. Tani dy rrugë ka, ose do përballim negociatat me ta, ose do ta lëmë këtë shans historik, siç kemi lënë të tjera të na ikin, sepse këtu në Shqipëri do na hedhin votat lart e poshtë, sa këtej e sa andej, sa në kënetë e sa nëpër ato dyqanet me qilima fluturues. I keni dëgjuar ata, gjoja partitë e reja, që po na ra neve rasti dhe po na dhanë vota shqiptarët do të mos lëmë të bëhet qeveri do shkojmë në zgjedhje të parakohshme.
A ju kujton ndonjë gjë si kjo. Ata që merren me bujqësi e dinë shumë mirë çfarë është fara e keqe, është ajo farë e keqe që polli të ndjerën LSI. Dhe ju e dini se çfarë kemi hequr me atë farë të keqe. Kjo farë e keqe nuk duhet të mbijë, ka po gjuhën dhe sharjet e kënetës, ndryshe nga këneta, këneta ka një buf të lodhur të mbaruar që i fiken llambat në çdo 5 fjali, ata kanë djem të rinj në moshë, pro jo në tru. Në tru janë të gjitha bufa të vegjël”, deklaroi Rama.
Top Channel