“Do hyni në BE përpara 2030”! Deklarata e përfaqësuesit të BE në takim me studentët e Universitetit të Elbasanit

03/05/2025 12:21

“E ardhmja është në Bashkimin Europian dhe Shqipëria s’ka pse të presë deri në vitin 2030 për tu bërë pjesë e unionit”.

Këtë deklaratë ka bërë përfaqësuesi i Delegacionit të BE në Shqipëri Hubert Perr gjatë një takimi me studentë në Elbasan ku gjithashtu shtoi se BE po përballet me sfida të mëdha që kanë shtuar nevojën për të përshpejtuar anëtarësimin e vendeve që aspirojnë.

Në kuadër të gjeopolitikës dhe zhvillimeve globale duhet të kthejmë sytë nga Bashkimi Europian dhe ky është një moment për të kujtuar që e ardhmja e Shqipërisë është drejt BE-së. Bazuar edhe në situata të paprecedenta si lufta në Ukrainë, BE përballet edhe me sfida të cilat gjithashtu janë të paprecedenta dhe me nevojën për të përshpejtuar anëtarësimin e vendeve që aspirojnë. Dhe në këtë kohë ne shohim gjithashtu edhe mundësinë e mirë që ka Shqipëria për t’ju bashkuar BE duke parë edhe ritmin me të cilin po ecën.

Hapi i parë ka të bëjë me përshpejtimin e negociatave për Bashkimin Europian. Kjo do të thotë që Shqipëria s’ka pse pret vitin 2030 për tju bashkuar BE-së. Tashmë studentët kanë mundësi të bëhen pjesë e shumë programeve dhe bashkëpunimeve të BE.  Pra ju keni tashmë akses në programet e BE-së”.

Perr shtoi gjithashtu se BE ka tashmë gati planin e rritjes për Shqipërinë duke planifikuar një shumë të konsiderueshme në këtë drejtim.

Hapi i dytë që përshpejton hapin, është plani i rritjes që ne e kemi në proces për Shqipërinë. BE po planifikon një shumë prej 922 milion euro për Shqipërinë në vitet e ardhshme si pjesë e ketij plani rritje.
Në këtë kuadër duhet të përmend nevojën që ka për rritjen e kapitalit njerëzor për të mbështetur këtë iniciativë zhvillimi. Hapi i tretë ka të bëjë me partneritetin, shoqërinë civile, me sektorin privat për të sjellë në vëmendje reformat e ndryshme të cilat lidhen me administratën publike, drejtësinë hapësirat e punësimit etj. Nga programet e shumta që kemi në Shqipëri mua më pëlqen të theksoj njërën në veçanti që ka të bëjë me zhvillimin e rinisë dhe titullohet “Garancia për të rinjtë. BE do të investojë 50 milionë euro në këtë program për ti ndihmuar të rinjtë që nuk janë as të punësuar as të trajnuar.”

Deklaratat përfaqësuesi i delegacionit të BE i bëri gjatë një takimi me studentë në Elbasan ku gjeti rastin ti ftojë të rinjtë të përfitojnë nga projektet e BE.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta