Mineralet e Ukrainës/ “Marrëveshja nuk parashikon asnjë borxh”, Zelensky falenderon Trump: Tani është një partneritet i barabartë!

02/05/2025 10:41

Presidenti ukrainas falënderon homologun e tij amerikan, Donald Trump për arritjen e marrëveshjes për mineralet e Ukrainës.

Volodymyr Zelensky u shpreh se “Ne jemi të interesuar që të mos ketë vonesa me të. Marrëveshja nuk parashikon asnjë borxh”.

Udhëheqësi ukrainas pranoi gjithashtu një debat të gjatë për të arritur marrëveshjen, me negociatorët e detyruar të ktheheshin në tryezë pas një mosmarrëveshjeje dramatike midis Zelensky, Donald Trump dhe JD Vance në Shtëpinë e Bardhë.

“Të gjithë përfaqësuesit tanë bënë një punë të mirë. Marrëveshja ka ndryshuar ndjeshëm gjatë procesit të përgatitjes. Tani është vërtet një partneritet i barabartë – një partneritet që krijon mundësi për investime të konsiderueshme në Ukrainë, si dhe modernizim të konsiderueshëm të industrive të Ukrainës dhe, po aq e rëndësishme, të praktikave të saj ligjore”, tha ndër të tjera presidenti ukrainas.

Javën që vjen pritet ratifikimi i marrëveshjes mes SHBA dhe Ukrainës.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta