Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi një takim me fermerët e Dimalit, ku prezantoi dhe programin elektoral.

Gjatë fjalës së tij, Berisha premtoi se ‘nafta fermerëve do u shitet me koston e saj’, më tej ai shtoi se’ grumbulluesit nuk do lejohen të kenë monopolin mbi çmimet’.

“Jo vetëm Pensionet në fshat, 100 ditët e para, fshati shqiptar nuk do ketë pension nën 200 euro. Pavarësisht çfarë pensioni është, i plotë apo i pjesshëm, ai nuk do mund të jetë më nën 200 euro. Përveç kësaj, fshati do ketë kartën e konsumatorit, me të cilën do u kthehet TVSH-ja e një serie produktesh që ai blen.

Do hiqet çdo kriter se ke një lopë apo dhjetë lopë, një apo dhjetë, do shpërblehesh për kokë. Do hiqet kriteri për hektar, ai që ka një dynym, do subvencionohet për një dynym, ai që ka 10 hektarë, do subvencionohet për 10 hektarë. U garantoj që ne do bëjmë një mbështetje shumë të fuqishme për fshatin sepse potenciali i fshatit është shumë i madh për prodhimin. Ne do bëjmë prodhimet tuaja. Ballkani i Hapur hidhet në kosh të plehrave javën e parë. Nuk ekziston!

Çfarë ndodhi miq? Çfarë drame e madhe. Myzeqeja arriti në 35 mijë kokë lopë race. Hapën kufirin për prodhimet e Shumadisë, futën ligjin në parlament për të hequr taksën për qumështin pluhur dhe rritën çmimet e imputeve bujqësore, dengu i barit shkoi më keq se litra e qumështit dhe fermerët u detyruan të therin lopët e racës që ishin fabrika të vogla qumështi në vetvete. U garantoj ju se qumështit pluhur do ia vëmë taksës atje ku e meriton dhe do jetë qumështi juaj që do preferohet dhe shitet në tregun shqiptar dhe të gjithë prodhimet e tjera. Ju keni probleme të mëdha me grumbullin dhe ka padrejtësi të mëdha.

Grumbulluesve unë u them këtu se i mbështesim, jemi të gatshëm t’i kreditojmë me krdi të buta dhe lehtësira të tjera, por çmimet nuk mund të jenë monopol. Nuk do jenë çmime që do vrasin prodhimin. Ka një praktikë në raportin mes fermerit dhe grumbulluesit. Ose ai raport zgjidhet me një bord të përbashkët, të cilët bien dakord me çmimet e grumbullimit duke llogaritur kostot dhe çdo gjë, ose pastaj shteti do të detyrohet të krijojë bordin e tij dhe nuk mund të pranojë që të trajtoheni ju nga grumbulluesit si indianët nga Kolombi që u çonte copa pasqyrash dhe u merrte flori. Kjo nuk ndodh më.

E di unë, shkoni atje në treg të Lushnjes se si me dajak diktojnë çmimet. Merr fund ajo. Çmimi do përcaktohen nga borde të përbashkëta ose pastaj do merren praktika të tjera dhe nuk mudn të trajtohen fermerët që krijojnë prodhimin me djersë siç trajtohen sot. Merr fund kjo.

Së dyti, grumbulluesit nuk u paguajnë faturat në mjaft raste. Kemi respektin më të madh për grumbulluesit, por ata do të detyrohen të marrin licencën kur të kenë bërë sigurimin në një kompani sigurimi. Kjo do të thotë se do apo nuk do grumbulluesi, kompania e sigurimit do paguajë çdo faturë të papaguar nga grumbulluesi. E ka Maqedonia. Nuk po shpikim asgjë. E kemi deklaruar atë të TVSH-së simetrike javën e parë. TVSH-në do e përfitoni ju, jo grosistët. Nafta, për të gjithë popullatën së pari do ulet çmimi për të gjithë, sepse sot qeveria për litër nafte merr 1.1 euro. Nuk ka qeveri në botë që merr kaq shumë për naftën sa ç’merr qeveria e Edi Ramës. Ne do vendosim atë barrë fiskale si Kosova dhe Maqedonia. Prandaj ata e kanë naftën 40-50 përqind më lirë se Shqipëria.
Nafta fermerëve do u shitet me koston e saj. E keni marrë vesh ju, miliarderët vijnë e marrin 1 milion litra me jahtin e tyre dhe shtrojnë një drekë për kryeministrin. Janë të mirëseardhur, por kjo ndërpritet. Ato miliona litra do ua japim fermerëve tanë ne.

Do ndalohet importi i imputeve bujqësore që nuk shiten në BE. Dhe çdo import i tillë do shpallet krim i rëndë.
Nuk ka pse të vijnë pesticide kancoregjene dhe t’ua prishin prodhimet ju. Këto i bën mafia, nuk i bën tregtari i ndershëm. I pari që do kapet duke shitur imputo që nuk shiten në dy vende të BE, do dënohet për krim të rëndë” tha Berisha.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta