Motori doli nga rruga, humb jetën 71-vjeçari në afërsi të fshatit Qesarat
01/05/2025 09:06
Një 71-vjeçar ka ndërruar jetë në afërsi të fshatit Qesarat në Memaliaj.
Teksa drejtonte motorin ai ka dalë nga rruga dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.
“Rreth orës 01:55, në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, në afërsi të fshatit Qesarat, motomjeti që drejtohej nga shtetasi Sh.S., 71 vjeç, banues në fshatin Toç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga 71-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje”, njoftojnë uniformat blu.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel