
Ashtu sikurse është zotuar, Monika Kryemadhi edhe pse është jashtë strukturave të PL-së, në këto ditë elektorale bën fushatë për ish-bashkëshortin e saj Ilir Metën.
Së fundmi Kryemadhi ka publikuar një video, ku një fëmijë shfaqet duke shprehur mbështetjen për Ilir Metën. Ajo shpreh mirënjohje për të gjithë miqtë e rinj dhe të vjetër për mbështetjen siç thotë ajo që i japin fëmijëve të saj, në këtë ‘fushatë të vështirë’.
“Asnjëherë nuk është mjaft për të thënë atë që ndjen, atë për të cilën beson në veten tënde por edhe tek njerëzit që të duan dhe të kanë dashur pa interes.
Për të gjithë ju miqtë e mi të rinj e të vjetër ngado që jeni faleminderit për mbështetjen e mrekullueshme që iu jepni fëmijve të mi në këtë fushatë të vështirë për ta. Zëri juaj është kudo në çdo gërmë të mesazheve tuaja të jashtëzakonshme në vërtetësinë e tyre sepse sot më shumë se kurrë mirënjohja ime me ju është pafund. Faleminderit! Voto 1 Voto Ilir Metaj ”, shkruan Kryemadhi.
View this post on Instagram
Top Channel