“Lere bufin, po ti ça ke bo 12 vite”/ Rama nxjerr statistikat: Nga 3300 euro, sot të ardhurat për frymë janë 10300 euro

01/05/2025 09:39

Kryeministri Edi Rama, gjatë komunikimit live me qytetarët përmes rrjeteve sociale, iu përgjigj komentit të një ndjekësi, që i thoshte “lere bufin dhe na thuaj çfarë ke bërë këto 12 vite”.

Rama nxori disa statistika, ku tha se gjatë këtyre tre mandateve në krye të qeverisë, Shqipëria është ngjitur ne vend të parë në rajon sa i përket Prodhimit të Brendshëm Bruto.

“Ne jemi këtu në këtë rajon, jemi nisur nga vrima e fundit e kavallit dhe sot jemi në pragun e shtëpisë së madhe të Bashkimit Europian. Dhe këtu është rritja e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar. Është 109.6% rritja e PBB për Shqipërinë, 64.9% rritja e PBB mesatare e rajonit. Sepse Shqipëria në këto tre mandate tona ka bërë një kapërcim epokal, duan disa apo nuk duan disa”.

Kreu i qeverisë premtoi që brenda vitit 2030, të ardhurat për frymë do të shkojnë 15 mijë euro.

“Ju tregoj dhe të ardhurat për fryme, çfarë kemi bërë ne këto 12 vite. Ishin 3300 euro, janë 10300 sot dhe në Shqipërinë 2030, do të shkojnë 15 mijë euro”.

Meritat i ndau me ekipin e tij, teksa përmendi kryekëshilltarin ekonomik të Angela Merkel.

“Këto nuk janë shifra kot. Me mua, punon prej kohësh punon kryekëshilltari ekonomik i kancelares gjermane dhe një profesor i nderuar, drejtues i qendrës për zhvillim kombëtar i Harvardit”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta