“Jam krenar që drejtësia ka hyrë në oborrin e shtëpisë sonë”/ Rama nga Berati: Iku koha kur jepeshin urdhra vrasjeje nga dritarja

01/05/2025 19:24

Nga takimi elektoral, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama iu përgjigj kritikave se ‘PS ka gjysmën e qeverisë në burg”.

Rama tha se personat që kanë probleme me qeverinë janë të mandateve të kaluara, por tha se ndihet krenar që drejtësia ka goditur majtas e djathtas.

I dëgjoni kur thonë ça mandati kërkojnë këta kur kanë gjysmën e qeverisë në burg. Ata që janë para drejtësisë kanë qenë pjesë e mandateve të mëparshme. Edhe sikur të ishin, është kjo një arsye që të ulim kokën apo arsye për të qenë krenar.

U thamë na jepni drejtimin për një drejtësi që godet majtas e djathtas, do isha kokulur nëse nuk do kishim një drejtësi që nuk do të hynte në oborrin e shtëpisë sonë.

Nga dritarja vriteshin protestues të pafajshëm, dilte i klithtë prokurores së përgjithshme ‘lavire bulevardi’. Shqipëria sot është një hap larg BE. Është fakt që sot jemi te dera së bashku me Malin e Zi”-tha Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta