“Intelektualët lezhjanë mbështesin fitoren e PD”/ Gjekmarkaj pas takimit elektoral: Nuk mund të lejojmë që të shuhen vlerat që na bëjnë krenarë

01/05/2025 21:26

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun Lezhë, Agron Gjekmarkaj, pas takimit elektoral me banorët e këtij qyteti shprehet se ‘intelektualët lezhjanë’ mbështesin ndryshimin me fitoren e PD.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Gjekmarkaj shprehet se ‘Partia Demokratike nuk është vetëm një forcë politike, ajo është pasqyrë e asaj që ne duam dhe besojmë: një Shqipëri të lirë, të drejtë dhe plot mundësi për të gjithë’.

“Intelektualët lezhjanë mbështesin ndryshimin, fitoren e PD.  Të nderuar qytetarë të Lezhës, vendlindjes sime, vëllezër dhe motra të kësaj treve të shenjtë, të njohur për lavdinë dhe krenarinë e saj historike,
Në këtë takim mes intelektualësh, që i kane dhënë dhe i japin Lezhës çdo gjë për ta zhvilluar dhe bërë më të mirë, së pari dua të falenderoj secilin prej jush për të gjithë kontributin dhe dashamirësinë e treguar.
Sot, bashkë jemi më të fortë se kurrë, sepse e dimë se çfarë ka bërë ky vend për atdhenë dhe çfarë ka dhënë ky popull për kombin.

Partia Demokratike nuk është vetëm një forcë politike, ajo është pasqyrë e asaj që ne duam dhe besojmë: një Shqipëri të lirë, të drejtë dhe plot mundësi për të gjithë. Ajo është simbol i një shprese që është mbajtur gjallë për vite, dhe sot, më shumë se kurrë, kjo shpresë është e mundur falë dhe punës së secilit prej jush.

Këtu, në Lezhë, ku janë vendosur themelet e unitetit kombëtar, mbetet përgjegjësi e jona që ta mbrojmë dhe ta forcojmë këtë trashëgimi. Nuk mund të lejojmë që të shuhen vlerat që na bëjnë krenarë si lezhjanë, si mirditor, si kurbinas, si shqiptarë.

Nuk mund të lejojmë që zëri ynë, që vullneti i popullit të ndershëm të Lezhës, të nëpërkëmbet nga një grusht rilindasish që janë në grahmat e fundit të tyre politike. Ky vend ka nevojë për nder, për përkushtim, dhe mbi të gjitha për drejtësi. Ne i garantojmë këto cilësi dhe Lezha i meriton e para.

Të gjithë ju intelektual që keni qëndruar të palëkundur, të fortë përballë vështirësive dhe provokimeve, keni mirënjohjen e PD. Ju falënderoj nga zemra për besimin tuaj, për forcën dhe qëndrueshmërinë tuaj.
Sot, si pasardhës të Gjergj Kastriotit, si bij të Lezhës, është koha që ne të bëjmë diferencën. Koha që këtë qytet, këtë krahinë, këtë vend, ta shohim në një dritë të re, një Shqipëri të fortë, të bashkuar dhe të drejtuar nga profesionistë dhe personalitete me dinjitet.

Pas 11 Majit, Lezha do të ketë përfaqësimin që ka merituar gjithmonë, krejt të kundërtën e rilindjes në ikje. Rinia jonë do të udhëheqë me energji të reja dhe institucionet do të drejtohen me përgjegjshmëri dhe vlera të shëndosha. Meritokracia do të jetë baza e çdo vendimi, e çdo veprimi.

Ne nuk jemi thjesht një forcë politike, ne jemi një lëvizje, një thirrje për ndryshim të vërtetë, për një Shqipëri që të ngrihet dhe të ndriçohet. Prandaj, çdo ditë që na ndan nga 11 Maji, duhet të jetë një ditë e angazhimit të fortë, me besim dhe shpresë, me bashkim të patundur dhe me forcë të madhe.
Le të ngrihemi, si bij të Lezhës, si pasardhës të luftëtarëve të mëdhenj, figurave të ndritura të kësaj treve dhe ta çojmë së bashku përpara Shqipërinë.  Zoti e bekoftë Lezhën! Zoti e bekoftë Shqipërinë! Rroftë populli i Lezhës, rroftë Shqipëria, rroftë Partia Demokratike”-shkruan Gjekmarkaj.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta