“Do djeg live në TikTok makinën e Policisë”/ Arrestohet 24-vjeçari, paralajmëroi aktin e dhunës sonte në mesnatë: 5 euro benzina e 1 euro çakmaku…

01/05/2025 11:46

Një 24-vjeçar, që paralajmëroi në rrjetet sociale se do të digjte një makinë policie, është vënë në pranga.

Në datën 1 maj, do të djeg makinën e policisë live. Kam hapur një adresë të re, bëni follow sa ta djeg. Shihemi në orën 12 të natës. 5 euro benzinë dhe 1 euro benzinë, ia q* motrën shtetit dhe kush e ka bërë shtetit”, ishte thirrja e Devis  Farukut përmes një videoje të postuar në TikTok.

Pas kësaj thirrjeje për akte dhune, 24-vjeçari banues në lagjen Perimore në Sukth të Durrësit, i ndalua për veprat penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta