
Kryetari i PSD-së, Tom Doshi, nga një takim në Shkodër i bëri thirrje SPAK që të arrestojë kryebashkiakun Benet Beci, duke hedhur akuza të forta ndaj tij.
“Duhet t’i kërkojmë falje Shkodrës që mbështetëm këtë njeri të marrë në krye të bashkisë, nuk e dinim që ishte i infiltruar i Sali Berishës. U garantoj të gjithë atyre që janë larguar nga puna, Brenda majit, do të kthehen në punë. Më vjen keq për socialistët, që sot në listën fituese nuk ka asnjë socialist. I ka sjellë nga PD-ja nënkryetari i bashkisë që ishte. Atij I erdhi emri për të votuar në Primaret e Sali Berishës. E kemi mbështetur PS-në dhe do ta mbështesim, por jo me njerëz që do të shkojnë pas hekurave si Benet Beci. Edhe kur të vijnë zgjedhjet e parakohshme që kemi në bashki, pas PSD-në, nuk fitohet Bashkia e Shkodrës. Unë e kam mbështetur reformën në drejtësi dhe i bëj thirrje SPAK-ut të vijë të na pastrojë bashkinë se ky njeri po bën çdo ditë të këqija në Shkodër”, tha Doshi.
Ndërkohë Doshi tha se edhe në radhët e PD, kandidatët për deputet në Shkodër kanë blerë mandatet te Berisha.
“Është bërë një Pazar, si të ishte pazar i gjësë së gjallë. Se ç’është dhe një emër tjetër aty te PD-ja, ka paguar lekët, ka blerë mandatin. Nuk ka gjë në terezi Sali Berisha, ka shitur mandatet e listës së mbyllur”, u shpreh kreu i PSD-së.
PSD u shpreh Doshi është partia e vetme që përfaqëson të majtë e të djathtë në zgjedhjet e 11 majit duke i bërë thirrje shkodranëve që ta votojnë masivisht.
Top Channel