
Kryesocialisti Edi Rama vijon me ironitë e tij ndaj Sali Berishës.
Duke e krahasuar sërish me buf, Rama kësaj radhe përdori dhe një video me Inteligjencë Artificiale, ku kryedemokrati shfaqet duke kërcyer krah Fredi Belerit me muzikë greke.
Rama gjithashtu përdori dhe një deklaratë të Berishës disa vite më parë, i cili e akuzonte se firmosi marrëveshjen për t’i dhënë Greqisë 12 milje territor ujor Greqisë.
“Ka bërë aktin më të rëndë anti-kombëtar në historinë 104-vjeçare të këtij vendi… 5-vjeçare të këtij vendi… Ka bërë pazarin e kufirit detar të Shqipërisë me Greqinë, në të cilën ministri i Jashtëm grek thotë: ‘Fituam zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje’”, ishte deklarata e Berishës disa vite më parë.
Top Channel