Krim i rëndë në Itali/ Çifti gjendet i pajetë në banesë, zbulohen mjete me gjurmë gjaku në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky paralajmëron se Rusia po “përgatit diçka” në Bjellorusi muajt në vazhdim.
“Këtë verë Rusia po përgatit diçka në Bjellorusi, nën mbulesën e ushtrimeve ushtarake”, tha udhëheqësi ukrainas në një samit në Poloni dje.
“Kështu fillojnë zakonisht sulmet e saj të reja”, shtoi presidenti ukrainas.
Rusia dhe Bjellorusia kanë njoftuar stërvitje të përbashkëta ushtarake për në shtator.
Sipas mediave të huaja, Bjellorusia nuk besohet të ketë furnizuar trupa direkt për të luftuar në Ukrainë, por lejoi trupat ruse të kalonin nëpër kufirin e saj me Ukrainën kur filloi pushtimi në vitin 2022 – duke i lejuar Moskës një rrugë shumë më të drejtpërdrejtë për në Kiev, të cilën nuk e shfrytëzoi.
Top Channel