Ndëshkohen “kryengritësit” madrilen, jo vetëm Rudiger, por edhe Vasquez. Bellingham i shpëton kartonit

30/04/2025 12:38

Komiteti Disiplinor ka vendosur të ndëshkojë me 6 ndeshje pezullim Antonio Rudiger-in, me dy ndeshje Lucas Vazquez-in, ndërkohë që ka anuluar pezullimin dhe i ka hequr kartonin e kuq Jude Bellingham-it, pas përjashtimeve të ndodhura në finalen e Kupës së Mbretit, ku Real Madridi u mposht nga Barcelona.

Siç shpjegohet nga gazeta spanjolle MARCA, Rudiger do të vuajë pjesën më të madhe të pezullimit ndërsa është i dëmtuar, pasi pritet të mungojë për rreth një muaj e gjysmë.

“Në minutën e 120-të lojtari (22) Rüdiger, Antonio, u përjashtua për këtë arsye: për hedhjen e një objekti nga zona teknike pa mundur ta godiste gjyqtarin. Pas përjashtimit, u desh të mbahej nga disa anëtarë të stafit teknik, duke treguar një sjellje agresive”, shkroi arbitri De Burgos në raportin e tij.

Për Lucas Vázquez janë vendosur dy ndeshje pezullim, të cilat nuk ndikojnë në kampionat dhe do të zbatohen në dy ndeshjet e para të Kupës sezonin e ardhshëm. “Në minutën e 120-të lojtari (17) Vázquez Iglesias, Lucas, u përjashtua për këtë arsye: për protestë ndaj një vendimi tonë, duke hyrë disa metra në fushë dhe duke bërë gjeste mospëlqimi”.

Rast i ndryshëm është ai i Jude Bellingham. Mesfushori anglez “shpëtoi” pasi Real Madridi paraqiti disa video që dëshmojnë se lojtari nuk kreu atë që ishte përshkruar në raportin zyrtar si arsye për kartonin e kuq. Në raport shkruhej: “Pas përfundimit të ndeshjes, na u afrua me një sjellje agresive, por u mbajt nga shokët e ekipit”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta