
15/05 10:50
Një zyrtar i lartë ukrainas i ka thënë BBC-së se Ukraina është “gati të nënshkruajë” një marrëveshje mineralesh me SHBA-në “sot”, një zhvillim i rëndësishëm që mund të ndikojë në ekonominë amerikane.
SHBA-të dhe Ukraina kanë negociuar për disa muaj mbi marrëveshjen, e cila do të përfshinte një partneritet ekonomik midis dy vendeve për të zhvilluar burimet natyrore të Ukrainës.
Kiev vlerëson se rreth 5% e “lëndëve të rralla minerale” në botë janë në Ukrainë.
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, është rrugës për në Uashington për të nënshkruar marrëveshjen.
Top Channel