Mark Carney fitoi zgjedhjet! Presidenti Begaj uron kryeministrin e ri kanadez: Të punojmë për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve

30/04/2025 10:31

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përgëzoi Kryeministrin e ri të Kanadasë, Mark Carney, për fitoren në zgjedhje.

Në një mesazh të publikuar në profilin zyrtar në platformën X, Kreu i Shtetit shprehet për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve që ndajnë vlera të përbashkëta dhe që kanë si urë miqësie komunitetin shqiptar që jeton në Kanada.

Urime për fitoren @MarkJCarney! Shqipëria dhe Kanadaja ndajnë vlera të përbashkëta demokratike dhe lidhen nga një urë e fortë miqësie: komuniteti shqiptar që jeton e punon në Kanada. Të punojmë së bashku për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve“, shkroi Presidenti i Republikës në mesazhin e urimit drejtuar Kryeministrit kanadez Mark Carney.

Partia Liberale siguroi një numër të mjaftueshëm vendesh për të formuar një qeveri minoritare në Kanada, duke e vendosur Carney-n zyrtarisht në rolin e udhëheqësit të ri të vendit, vetëm disa javë pasi mori drejtimin e partisë pas dorëheqjes së Justin Trudeau.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta