Pas çdo Mbreti qëndron një Nënë, fjalët hyjnore të Dolores Aveiro për të birin Cristiano Ronaldon
Claudia Ughi nuk do duhet t’i paguajë mbi 200 mijë euro dëmshpërblim Massimiliano Allegrit, ish-partnerit të saj, i cili e kishte çuar në gjyq duke e akuzuar se kishte përdorur për interesat e saj një pjesë të parave të destinuara për djalin e tyre.
Vendimi është tashmë përfundimtar, edhe pse ish-trajneri i Juventusit, kishte bërë ankesë në Gjykatën e Kasacionit për kompensim dëmi, kërkesë që u refuzua dje.
Ngjarja u mbyll një vit më parë, duke konfirmuar vendimin e shkallës së parë, seksioni i tretë i Gjykatës së Apelit në Torino e shpalli të pafajshme gruan për akuzat e përvetësimit të padrejtë dhe keqpërdorimit të parave.
Allegri, pas një beteje në gjykatën civile, e kishte paditur, duke e akuzuar se kishte përdorur për interesat e saj një pjesë të parave të destinuara për djalin e tyre 14-vjeçar.
“Është fundi i një makthi, pas tetë vitesh të kaluara duke menaxhuar tensionet e krijuara nga pretendimet e ish-partnerit tim. Kam dashur dhe dua gjithmonë të mirën e fëmijëve të mi, gjithmonë kam qenë një nënë e mirë”, komentoi gruaja e Allegrit për La Stampa.
“Një vendim që duhet t’i kënaqë të gjithë. I pari që duhet të jetë i kënaqur është vetë babai, tani ka sigurinë se djali i tij nuk është lënë në kujdesin e një nëne të pandjeshme”, kishte deklaruar pas vendimit të parë të pafajësisë avokati Davide. Prokuroria, e shkallës së parë, kishte kërkuar një dënim prej 1 viti e 2 muajsh. Edhe zëvendës prokurori i përgjithshëm, ashtu si mbrojtja e Ughi, kishte kërkuar mospranimin e apelimit, dhe kështu ndodhi.
Top Channel