Sondazhi i dytë nga McLaughlin për Top Channel/ Zbulohen rezultatet në Top Story, cilat janë bindjet e votuesve
29/04/2025 21:27
Publikohet sonte ekskluzivisht në “Top Story” sondazhi i dytë i realizuar nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Asociated”, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri nga Top Channel.
Sondazhi është realizuar në 15 ditët e fundit të prillit. Përveç sondazhit në të gjithë Shqipërinë, kampionim është bërë se si është bindja e të anketuarve, majtas, djathtas apo në qendër.
Në krahasim me sondazhin e bërë në shkurt, ideologjia e majtë, shumë majtas, djathtas, disi djathtas dhe shumë djathtas kanë pësuar rënie, ndërsa rritje kanë pasur disi majtas dhe qendra.
Sondazhi i Top Channel është në bashkëpunim me John McLaughlin.
Top Channel