
Milani është ende në kërkim të një drejtori të ri sportiv dhe operacioni, siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, po ecën me qetësi.
Xhorxho Furlani po punon për të gjetur personin e duhur për ta përfshirë në organigramën e klubit, por afatet po zgjaten dhe vendimi përfundimtar nuk do të merret para finales së Kupës së Italisë, të cilën Milani do ta diskutojë në Romë më 14 maj kundër Bolonjës.
KONKURRENCA E TARES – Ndër profilet më të pëlqyera është Igli Tare, ish-drejtor sportiv i Lacios, por për momentin ende nuk ka një marrëveshje zyrtare, pavarësisht dy takimeve midis palëve. Ndër emrat e tjerë në tryezë janë Tony D’Amiko, Xhovani Mnna dhe Xhovanni Sartori, por të gjithë aktualisht janë të lidhur me klube të tjera dhe, për këtë arsye, nuk do të jenë në gjendje të operojnë në “Casa Milan” deri në fund të sezonit.
Zgjedhja e drejtorit të ri sportiv, së bashku me trajnerin e ri që do të zërë vendin e Serxho Konseisaos, do të jenë dy çështje thelbësore për të zgjidhur menjëherë, pasi vetëm kështu mund të nisë puna për merkaton e verës, ku kuqezinjtë do të kenë një buxhet prej 100 milionë eurosh.
Në këtë shifër nuk përfshihen paratë që mund të përfitohen nga shitjet e lojtarëve të huazuar ose ato të përfituara nga ofertat e parefuzueshme për ndonjë “big” të skuadrës.
Top Channel