 Belinda Balluku paraqitet në SPAK, pas avokates së saj
																		
					
					
					
						Belinda Balluku paraqitet në SPAK, pas avokates së saj						Kryeministri Edi Rama ka vijuar komunikimet me qytetarët në rrjete sociale në rubrikën “Sy m’Sy”.
Ai ka folur kontratën e lobimit prej 6 milionë dollarësh për PD-në, teksa pa përmendur nuk ka lënë as Cris LaCivita.
“Thanë janë mbledhur disa patriotë që nuk dihet se kush janë, sepse nuk janë, dhe paskan grumbulluar 6 mln dollarë për të pastruar damkën nga balli i bufit të kënetës, damkën e Shteteve të Bashkuara për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë.
Po pse duheshin këto 6 mln dollarë për këtë damkë, nëse kjo damkë do të ishte damka e një komploti të Sorosit me mua dhe duke shfrytëzur vulën e SHBA-së, pse duhej kjo kontratë për të vënë një padrejtësi kaq të madhe që u tha se do të vihej sapo të vinte në pushtet presidenti Trump?
Pse duhej kjo kontratë 6 milion dollarëshe e cila është ku e ku më e lebetitshme se ajo e Lulit të shkretë që u bë copash për të justifikuar ato 500 mijë dollarët? Edhe ai ashtu tha, disa patriotë. Po ai tha 500 mijë, këto janë 6 milion dollarë.
Pjesë e zjarrit patriotik është edhe sjellja e Latifit në Tiranë për t’i vënë bufit kapelën në kokë, që të duket si Trump, por versioni më qesharak i mundshëm. Latifi ka marrë pjesën e tij në këto 6 milion dollarë, kanë dalë nga barku i kënetës dhe synojnë të realizojnë atë që na u tha se ishte një gjë e realizuar tashmë”, tha Rama.
Top Channel