FBI publikon raportin për sulmet kibernetike në 2024-ën, 16.6 miliardë dëme nga mashtrimet, 33% rritje krahasuar me vitin e kaluar

29/04/2025 17:41

Në vitin 2024, kostoja e krimit kibernetik në mbarë botën tejkaloi 16.6 miliardë dollarë, një rritje prej 33% krahasuar me vitin e kaluar, sipas raportit vjetor të FBI-së.

Kjo rritje e shpejtë i atribuohet kryesisht mashtrimit me investime, sulmeve phishing dhe ransomware-it, ku të moshuarit janë demografia më e prekur, duke regjistruar humbje prej gati 5 miliardë dollarësh.

Ekspertët e sistemeve dixhitale dhe sigurisë kibernetike paralajmërojnë se pirateria e paligjshme e abonimit IPTV është një nga faktorët më të rëndësishëm në rritjen e krimit kibernetik.

Shërbimet IPTV pa licencë, të cilat ofrojnë qasje në mijëra kanale televizive dhe përmbajtje pa licencën përkatëse, shpesh kanë lidhje me rrjetet e krimit të organizuar dhe financojnë forma të tjera të aktivitetit të paligjshëm, duke përfshirë sulmet kibernetike.

Ekspertët theksojnë se përdoruesit e shërbimeve të tilla e ekspozojnë veten ndaj rreziqeve serioze. Ndër këto ekziston mundësia që pajisjet e tyre të infektohen me programe keqdashëse, vjedhja e të dhënave personale dhe përfshirja në mashtrime financiare.

Ata rekomandojnë vëmendje të veçantë dhe shmangie të platformave të tilla të paligjshme për të mbrojtur si të dhënat personale ashtu edhe sigurinë financiare të qytetarëve.

Nuk është rastësi që gjetjet e Europolit në periudhën e kaluar, ku pas një operacioni në shkallë të gjerë kundër rrjeteve të paligjshme IPTV, zbuluan se një rrjet i madh piratësh u shërbeu mbi 22 milionë përdoruesve të ekspozuar ndaj të gjitha këtyre rreziqeve dixhitale dhe shumë prej tyre kanë rënë viktimë e krimit kibernetik.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta