Shqiptari Lorenc Lika është dënuar më 8 vite e 9 muaj burg pasi është kapur në një laborator kokaine në qendër të Birminghamit në Britaninë e Madhe.

Gjatë kontrollit fizik, autoritetet britanike gjetën një gamë të gjerë pajisjesh të përdorura për procesin e prodhimit të paligjshëm, brenda apartamentit në Bell Barn Road. Mes tyre u gjetën sasi kokainë dhe një pistoletë, të fshehura Brenda një kutie bizhuterish.

Arrestimi i 41-vjeçarit u bë më 25 shkurt, ndërsa në 24 prill u dha dënimi nga gjykata e Birminghamit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta