Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj 20 dhe 21 vjeç pas përplasjes së makinës me kamionin Në përfundim të mbledhjes me dyer të mbyllura të kryesisë së PD-së, Ervin Salianji i është përgjigjur akuzave se ka lobuar në grupin parlamentar të demokratëve për kandidaturën e Endrit Shabanit.
Elda Hoti dhe Blendi Himcci u shprehën në mbledhjen e kryesisë se u është kërkuar nga ish deputeti të firmosnin për Shabanin.
Në përgjigjen për mediat, Salianji i ka ironizuar, duke thënë, “edhe firmat i kam firmos unë që s’jam deputet”, tha ai.
“Organizimi i protestave dhe revoltës ndaj qeverisë për shkak të skandalit Rama-Balluku, isha i gëzuar që vendimmarrja për protestën e datës 22 shkoi aty ku e kam kërkuar prej kohësh, për të pasur protesta dhe revoltë. Më vjen mirë që në 4 orë pati protestë ndaj demokratëve të pakënaqur dhe gjysmë ore ndaj Ballukut”, tha Salianji.
Gazetarët: Mbledhje kundër jush?
Ervin Salianji: Jo kishte mendime të ndryshme, do ecim pra, çdo ndryshim nuk vjen pa sakrificë dhe përplasje, çdo akuzë dhe çdo idiotësi do i përgjigjemi me fakte konkrete.
Gazetarët: Ju po bëni përgjegjës Flamur Nokën për firmat e zgjedhjes së Endrit Shabanit?
Ervin Salianji: Po bëj përgjegjës drejtuesit e PD-së për paqartësinë strategjikë ne vendimmarrje të caktuara. Kam folur në strukturë dhe tani nuk dua ta zhvendos vëmendjen, kam folur në Kryesi.
Gazetarët: Të kanë akuzuar në mbledhje që ke telefonuar për të mbledhur firmat për zgjedhjen e Endrit Shabanin?
Ervin Salianji: Edhe luftërat punike unë i kam zhvilluar, edhe firmat për Shabanin unë i kam hedhur që s’jam deputet.
Top Channel