
I ftuar në “Top Story”, Ervis Iljazaj është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndikojnë në ardhjen në pushtet të një partie të caktuar.
Analisti shprehet se fakti që Berisha është non-grata, është një disavantazh i madh për PD-në në zgjedhjet e 11 majit.
“Është e vërtet që Amerika nuk të sjell në pushtet, por edhe po e pate kundra nuk vjen dot në pushtet. Këtë po e vërteton PD-ja sot. Pavarësish se në tre vjet na ka thënë që nuk ka rëndësi se çfarë thonë ndërkombëtarët, e vërteta është që në Shqipëri ka rëndësi çfarë thonë ndërkombëtarët, sidomos SHBA-ja.
Unë mendoj se qenia non-grata e Sali Berishës është një minus i madh dhe në këto zgjedhje, PD-ja është futur me një disavantazh të madh. Shpeshherë, PD-ja akuzon qeverinë për manipulim zgjedhjesh, gjë që bëri dhe në 2023, por s’ka pasur kur të trokiste. Nuk takonte dot një ambasador. Berisha nuk takonte dot as ambasadorin kosovar, e jo më atë amerikanë.
Këta duhen. Kjo është real-politika. Nuk mund të jesh idealist pa qenë realist. E gjithë sforco që po bënë PD-ja është sepse e di që nuk ecën dot pa mbështetjen. Kush nuk normalizon sjelljet me Amerikën, nuk vjen dot në qeveri”, thotë Iljazaj.
Top Channel