SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve, PD kundërshton. Anëtarët marrin USB me 10 mijë faqe prova
Partia Demokratike ka nënshkruar një kontratë lobimi 250 mijë dollarësh në muaj, për dy vjet me një firmë në Uashington DC, e cila në 24 muaj do të kushtojë në total 6 milionë dollar.
A do t’ia dal PD të heq non-gratën e Berishës dhe të normalizojë marrëdhëniet me administratën Trump? Si do të ndikojë ky lobim në zgjedhjet e 11 majit?
Të ftuar në Top Story, Arjon Sulo dhe Alban Dudushi patën një ‘përplasje’ sa i përket kësaj çështje, që sipas Sulos ishte një vendim i padrejtë.
Sulo: Non-grata e Berishës ishte vendim i padrejtë, i lobuar nga PS dhe Yuri Kim. Çdo veprim për ta hequr atë, është një gjë e drejtë, çmimi nuk ka rëndësi.
Dudushi: Pse loboi Yuri Kim për këtë? Premisa që thua ti është e padrejtë, e lobuar nga Rama dhe Yuri Kim.
Sulo: Non-grata e Berishës është e padrejtë me gjithë gjynahet që ka bërë Berisha. Berisha s’ka bërë më shumë se çfarë i kanë bërë të gjithë liderët Shqipërisë. Pse Berisha po dhe Rama, Nano, Meta dhe Basha jo? Është bërë me lobim. Është bërë e padrejtë sepse z.Rama dhe znj. Yuri Kim…
Dudushi: Po thua që ishte i korruptuar Departamenti i Shtetit. Thuaj që ishte i korruptuar Sekretari i Shtetit.
Sulo: Qenke i çuditshëm ti. Unë po them që ka ndodhur një lobim nga qeveria dhe Departamenti i Shtetit për t’i rënë në qafë drejtësisë në Shqipëri, për t’i rënë në qafë opozitës.
Top Channel