Kush do të jetë Papa i ri i Vatikanit? Tërhiqet nga ‘gara’ kardinali Angelo Becciu

28/04/2025 19:48

Sipas burimeve të Vatikanit, kardinali Angelo Becciu ka zgjedhur të tërhiqet nga pjesëmarrja e tij në Konklavën e 2025 si elektor.

Gjatë kongregacionit të përgjithshëm të mëngjesit të sotëm, Becciu fillimisht mbrojti të drejtën e tij për të qenë i pranishëm, por në fund komunikoi vendimin për t’u tërhequr.

Sot pritet një reagim zyrtar nga kardinali për të konfirmuar lajmin. Data për fillimin e Konklavës ishte vendosur në të njëjtin kongregacion, 7 maj 2025 .

Çështja Becciu shkaktoi shumë “vuajtje” në mesin e kardinalëve gjatë takimeve para Konklavës. Kardinali Fernando Filoni ua tha këtë gazetarëve përpara se të hynte në mbledhjen e Kongregacioneve të Përgjithshme që u kthyen për t’u takuar në Vatikan pas varrimit të Papa Françeskut .

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta