E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin
28/04/2025 20:09
Në fshatin Duhanas, pranë përroit në një zonë të pyllëzuar është gjetur nga familjarët e tij i varur në pemë shtetasi F. K., 41 vjeç, banues në Duhanas.
Nga këqyrja paraprake në trupin e 41 vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se shtetasi F. K., në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëvarur në pemë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel