Sherr në një lokal në Thumanë, një person qëllon me armë dhe ‘zhduket’, policia në kërkim të tij
27/04/2025 12:13
Të shtëna me armë zjarrin në Thumanë.
Policia bën me dije se rreth 11:00, në Thumanë, në parkimin e një lokali, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar në pronësi të shtetasit K. M. Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.
Autori i dyshuar pas ngjarjes është larguar me një automjet, i cili është i identifikuar nga ana e policisë, por për arsye hetimi nuk jepen të dhëna të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe paraprakisht gjatë këqyrjes së saj ka gjetur e sekuestruar dy gëzhoja. Punohet për kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Top Channel