“Ndaloni Izraelin”/ Presidenti lebanez i kërkon llogari SHBA-së dhe Francës pas sulmit izraelit në Bejrut: Si garantues të armëpushimit, duhet të…

27/04/2025 21:51

Presidenti libanez, Joseph Aoun u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Francës, garantuesve të marrëveshjes së armëpushimit që i dha fund luftës midis Izraelit dhe organizatës pro-iraniane Hezbollah, që ta “detyrojnë” Izraelin të “ndalë menjëherë” sulmet e tij, pas sulmit ajror të sotëm në sektorin jugor të Bejrutit.

Sipas një deklarate nga presidenca, Joseph Aoun “dënoi sulmin izraelit në sektorin jugor”, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara dhe Franca, si garantues të marrëveshjes së armëpushimit, duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre dhe ta detyrojnë Izraelin të ndalojë menjëherë sulmet e tij.

“Veprimet e vazhdueshme të Izraelit për të minuar stabilitetin do të përkeqësojnë tensionet dhe do ta vënë rajonin në rrezik të vërtetë, duke kërcënuar sigurinë dhe stabilitetin e tij”, tha presidenti libanez.

Ushtria izraelite goditi një depo “raketash precize” të Hezbollahut në Bejrut të dielën, tha zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

“Me urdhër të kryeministrit Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes Katz, ushtria goditi një depo në Bejrut ku Hezbollahu mbante raketa precize, duke paraqitur një kërcënim të madh për shtetin e Izraelit”, tha zyra e kryeministrit izraelit në një deklaratë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta