Kishte fshehur armë zjarri në garazhdin e tij, dështon plani i 45-vjeçarit në Tiranë, policia i vë prangat

27/04/2025 09:41

Mbante të fshehur armë zjarri në garazhdin e tij, vihet në pranga 45-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë e modifikuar për ti vendosur silencator, një shkop gome si të policisë dhe 1 shkop bejsbolli, të gjetura gjatë kontrollit të banesës të 45-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri dhe sende të paligjshme në garazh dhe në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Garage”.

Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi K. Dh., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të garazhit dhe të banesës së 45-vjeçarit, në rrugën “Teodor Keko”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë e modifikuar për ti vendosur silencator, një shkop gome si të policisë dhe 1 shkop bejsbolli.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta