Gjesti gati për t’u rikthyer me hite! Paralajmëron projektin e ri muzikor pas fitores në Big Brother

27/04/2025 19:31

Vetëm disa ditë pas triumfit në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Albania”, Gjesti ka nisur të fokusohet në karrierën muzikore.

Mbrëmjen e së shtunës, gjatë emisionit “Post Big Brother VIP Albania”, ku nuk munguan debatet dhe zbulimet për projektet e reja, këngëtari konfirmoi se së shpejti do të sjellë materiale të reja për fansat e tij.

Pak minuta më parë, përmes një InstaStory, Gjesti ka paralajmëruar se një projekt i ri muzikor mund të publikohet më shpejt se sa pritej, duke rritur pritshmëritë e publikut.

Në foto ai ka shkruar: “A ju ka marrë malli për (muzikë)”

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta