Festa kthehet në tragjedi! Makina merr para turmën e njerëzve, disa të vdekur dhe të plagosur, pamjet nga vendngjarja në Kanada

27/04/2025 09:32

Disa persona kanë mbetur të vdekur dhe të tjerë janë plagosur pasi një makinë u përplas me një turmë gjatë festivalit në rrugën “Lapu Lapu” në Vankuver , Kanada, në kryqëzimin e Avenue 41-të Lindore dhe Rrugës Fraser.

Policia arrestoi drejtuesin e fuoristradës, një 30-vjeçar, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e ngjarjes. Disa video të postuara në mediat sociale shfaqin makinën e aksidentuar në vendin e ngjarjes.

ryetari i bashkisë së Vankuverit Ken Sim tha në një deklaratë se ishte “i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar”.

“Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur dhe me komunitetin filipinas të Vankuverit në këtë kohë tepër të vështirë,” tha ai. Kryeministri i Kolumbisë Britanike, David Eby gjithashtu shkroi në rrjetet sociale se ishte “i tronditur dhe zemërthyer” kur mësoi për jetët e humbura dhe lëndimet në festival.

Çfarë është Festivali Lapu Lapu?

Dita e Lapu Lapu është emëruar pas një luftëtari indigjen të rezistencës nga Filipinet, i cili luftoi kundër kolonizimit spanjoll në shekullin e 16-të.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta